Keita dhe Liverpooli afër marrëveshjes për rinovim

Futboll

Keita dhe Liverpooli afër marrëveshjes për rinovim

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 10:17
Naby Keita

Naby Keita raportohet se është afër vazhdimit të kontratës me Liverpoolin.

Reprezentuesi i Guinesë është pjesë e skuadrës angleze që nga viti 2018, kur u transferua nga Lepzigu për 52.8 milionë funte.

Lëndimet i kanë sjellë probleme të mëdha, por Keita po “lufton” për t’u bërë titullar i rregullt në formacionin e Jurgen Klopp, mes konkurrencës nga Fabinho, Thiago Alcantara dhe Jordan Henderson.

Keita bëri 40 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin sezonin e kaluar – regjistroi katër gola dhe tre asistime, por ai ishte titullar vetëm në 14 ndeshje në Premierligë.

27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Të Kuqtë” deri më 30 qershor 2023, mirëpo ai pritet të mbetet i lidhur me këtë klub edhe për më gjatë.

Sipas “The Sun”, klubi dhe lojtari janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje për rinovim të kontratës.

Raporti shton se Liverpooli do të ishte i kënaqur me mbajtjen e Keitas në rolin e tij të rotacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat