Kampionet e Kosovës deklasojnë ekipin nga Maqedonia e Veriut

Futboll

Kampionet e Kosovës deklasojnë ekipin nga Maqedonia e Veriut

Nga: K.G. Më: 7 gusht 2022 Në ora: 13:53
KFF EP Com nga Hajvalia

Kampionet e Kosovës, KFF EP Com nga Hajvalia, me lojë e rezultat 6:0 demolojnë ekipin nga Maqedonia e Veriut, ZFK Skopje.

Miqësore e mirëseardhur për trajneren Suada Jashari, për të pa formën e lojtareve para sfidave në Champions League në futboll. 

“E kemi fituar me rezultat të lartë ndeshjen e dytë miqësore ndaj skuadrës nga Maqedonia, ZFK Skopje, me rezultat 6:0.

Vashat tona treguan lojë të mirë, koordinim, dëshirë për fitore dhe konkretizuan me sukses rastet e krijuara.

Puna e madhe po që bën Kryesia dhe stafi i trajnerëve tash e disa javë po jep frytet e saj.

Vazhdojmë kështu, me përgatitje dhe moral të lartë, drejt sfidave që na presin në Evropë.

Golat:
1 Verona berisha
1 Bahtija Miftari
1 Albulena Guri
1 Lumbardha Misini
2 Fortesa Berisha”,
njofton klubi nga Hajvalia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat