Kur tifozët dhuruan gjak për të mbajtur në jetë klubin...

Futboll

Kur tifozët dhuruan gjak për të mbajtur në jetë klubin...

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 18:16
Kur tifozët dhuruan gjak për të mbajtur në jetë klubin...

2 nëntori i 2019-ës ka qenë një ditë e madhe për Bundesliga-n sepse është zhvilluar derbi i parë i historisë në kategorinë kryesore mes Hertha-s dhe Union-it, skuadra e parë e Berlinit lindor që është ngjitur në Bundeslga.

Nga ai moment, Union nuk ka rënë më dhe sezonin 2022/23 është hapur me fitoren e bardhekuqve 3-1 në derbin e luajtur pikërisht në javën e parë.

Një gëzim i madh për Union, që në të kaluarën është përballur me momente shumë të vështirë ku dashuria e tifozëve ka lejuar që më e keqja të shmangej.

Football Focus ka rikrijuar historinë e skuadrës së Berlinit lindor në një dokumentar që është transmetuar disa vite më parë në BBCOne. Klubi ka rrezikuar të humbë licencën në 2008-ën, por 2.500 tifozë kanë dalë vullnetarë për ta rindërtuar stadiumin.

Gazetari gjerman Jacob Sweetman ka ripërshkuar rrugëtimin e bërë nga Union dhe tifozët e klubit: “Është një klub që i përket tifozëve, pa ata Union nuk do të ishte asgjë. Janë ngritur nga fundi dhe kanë rindërtuar stadiumin që sot pret 22 mijë spektatorë. Kur shkon aty mund ta ndiesh se stadiumi i përket njerëzve dhe askujt tjetër”.

Sot, Bundesliga është një realitet, por në të kaluarën nuk ka qenë e lehtë të mbahej në jetë skuadra siç ka shpjeguar Sweetman:

“Në Gjermani të paguajnë nëse dhuron gjak. Tifozët e kanë bërë për të fituar para që t’ia jepnin klubit në mënyrë që të mos zhdukej kur ka qenë shumë afër falimentimit”.

Christian Arbeit, përgjegjësi i komunikimit i Union berlin, ka konfirmuar se fushata “Bleed for Union” është krijuar nga tifozët: “Kjo të bënë të kuptosh se çfarë kanë dhënë njerëzit për skuadrën”.

Gjatë ndeshjeve të Union nuk duhet as muzika siç ka shpjeguar Arbeit: “nëse skuadra jonë shënon, stadiumi shpërthen dhe krijohet një zhurmë shurdhuese”.

Ajo që është dëgjuar plot tri herë, kur zotët e shtëpisë kanë shënuar kundër një Hertha që në sezonet e fundit është gjithmonë e më shumë në krizë.

Ndërsa, Union fluturon dhe ka njohur edhe gëzimin e pjesëmarrjes në kupat europiane. Dhe nga skuadra e parë e Berlinit Lindor te skuadra e parë e Berlini-t… hapi është i shkurtër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat