Morata ia heq dyshimet me dy gola ndaj bardhezinjve

Futboll

Morata ia heq dyshimet me dy gola ndaj bardhezinjve

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 19:27
Morata

Alvaro Morata është kthyer në objektivin kryesor të merkatos së Juventusit, që po kërkon një sulmues për të përforcuar repartin e avancuar.

Bardhezinjtë duan që të rikthejnë përsëri spanjollin në radhët e tyre, por këtë herë Atletiko Madrid nuk dëshiron ta huazojë për një tjetër sezon.

Por lojtari i ka treguar trajnerit Masimiliano Alegri pse duhet të bindë drejtuesit që të bëjnë një sforco ekonomike për të blerë përfundimisht kartonin e tij, pas huazimeve të njëpasnjëshme.

Në miqësoren e sotme mes Juventusit dhe Atletiko Madrid, ka qenë pikërisht Morata protagonisti kryesor në pjesën e parë, duke shënuar 2 gola për skuadrën e tij.

Ai tundi rrjetën që në minutën e 10 të ndeshjes e më pas dyfishoi shifrat kur regjistrohej minuta e 43 e sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat