Skandal me futbollistin e kombëtares gjermane, akuzohet se shkelmoi të dashurën

Futboll

Skandal me futbollistin e kombëtares gjermane, akuzohet se shkelmoi të dashurën

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 20:25
Skandal me futbollistin

Një skandal i madh ka përfshirë futbollistin e Borusia Dortmund dhe përfaqësueses gjermane, Niko Shulc.

Lojtari akuzohet për dhunë familjare dhe tashmë është në gjyq me ish të dashurën e tij, e cila pretendon edhe se e ka shkelmuar në stomak, kur ajo ishte pranë fundit të shtatzënisë.

Mediat gjermane kanë publikuar pjesë të dosjes se avokatit, ku akuzat flasin për një tentative të tmerrshme në vitin 2020 të Shulc që të bënte të dashurën e tij të abortonte vetëm dy javë para lindjes së vajzës së tyre.

Avokati insiston se Shulc e “goditi me shkelm ndërsa kishte këpucë të veshur në stomak” ish të dashurën e tij. Ndërkohë, në një bashkëbisedim në “WhatsApp”, ajo i shkruan “më godite kur isha e zhveshur në apartamentin tim”.

Hetimet vazhdojnë rreth kësaj çështje që ka bërë bujë këtë fundjavë në Gjermani, duke detyruar edhe klubin e Borusia Dortmund që të dilte me një komunikatë zyrtare.

Klubi bëri të ditur se nuk ishte në dijeni të çështjes derisa u shfaq në media, por tashmë po ndiqte me vëmendje evoluimin e saj. Ndërkohë, siguroi se lojtari po përgatitej të mbrohej në gjykatë pasi pretendonte se gjithçka ishte një trillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat