Çokaj dhe Karrica tundin rrjetën në derbin shqiptar në Kroaci

Futboll

Çokaj dhe Karrica tundin rrjetën në derbin shqiptar në Kroaci

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 22:08
Çokaj dhe Karrica tundin rrjetën në derbin shqiptar në Kroaci

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë protagonistë në futbollin kroat me paraqitjet e tyre e padyshim edhe me golat që shënojnë.

Në ndeshjen e sotme mes Lokomotiv Zagreb dhe Rijekës, sigurisht që nuk mund të mungonte kontributi i lojtarëve kuqezi, pasi në radhët e dy skuadrave luanin 5 futbollistë shqiptare,

Çokaj, Mersinaj dhe Smakaj luanin nga minuta e parë për Lokomotiv, ndërsa te Rijeka ishin Selahi e Karrica që zbritnin që në start në fushën e lojës. I pari që u bë protagonist ishte mesfushori Çokaj,  cili në minutën e 19 me një gjuajtje nga jashtë zonës, shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 të skuadrës së tij.

Ndërkohë, Karrica iu përgjigj nga ana tjetër me një gol po aq spektakolar në minutën e 35-të, pasi ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke shkurtuar përkohësisht diferencën për ekipin e Rijekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat