Ademi: Përgëzoj organizatorët e turneut dhe i inkurajoj ta vazhdojnë këtë traditë 

Futboll

Ademi: Përgëzoj organizatorët e turneut dhe i inkurajoj ta vazhdojnë këtë traditë 

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 22:13
Ademi me kryeministrin Kurti në turneun në Roganë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sot ka qenë i pranishëm në turneun tradicional të futbollit të vogël në Roganë të Dardanës, ku ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

“Turneu tradicional në futboll të vogël në Roganë edhe një herë dëshmoi masovitetin e këtij sporti dhe dashurinë e madhe që kanë të rinjtë e Kosovës për futbollin. 

Sonte kisha kënaqësinë të isha i pranishëm në fazën finale të këtij turneu, e ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti. 

Edhe kësaj radhe ky turne u konfirmua si një festival i vërtetë futbolli, i cili për 27 ditë radhazi mblodhi numër të madh të dashamirëve të futbollit jo vetëm nga kjo trevë, por edhe më gjerë. 

48 ekipe pjesëmarrëse, 6 prej të cilave nga Lugina e Preshevës i dhanë hijeshi garës, teksa numri i madh i tifozëve, shumë prej të cilëve bashkatdhetarë, e madhështuan këtë event.

Përgëzoj organizatorët e turneut dhe i inkurajoj ta vazhdojnë këtë traditë, ngase nga futbolli spontan gjithmonë kanë dalur emra të njohur të futbollit”, ka shkruar Ademi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat