Skuadra e Premier League, firmos me lojtarin e 10-të luzitan

Futboll

Skuadra e Premier League, firmos me lojtarin e 10-të luzitan

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:20
Skuadra e Premier League

Skuadra e Wolverhampton ka arritur sot marrëveshjen me ekipin e Valencia për transferimin e sulmuesit portugez Gonçalo Guedes (30 mln euro).

Ai bëhet futbollisti i 10-të portguez që ndodhet te skuadra që luan në Premier League.

Kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë, që në një ekip të Premier League të luajnë njëkohësisht 10 lojtarë portugezë. Ndërkohë që, te skuadra e Wanderers ndodhen vetëm 4 britanikë!!!

Për skuadrën e Wolverhampton luajnë portugezët José Sa, Toti, Nelson Semedo, Ruben Neves, Joao Moutinho, Bruno Jordao, Pedro Neto, Chiquinho dhe Daniel Podence.

Ndërkohë që edhe trajneri Bruno Lage është portugez.

Pra, një koloni e vërtetë me 10 portugezë në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat