Barcelona gjen zgjidhjen për regjistrimin e lojtarëve të rinj

Futboll

Barcelona gjen zgjidhjen për regjistrimin e lojtarëve të rinj

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 19:34
Joan Laporta

Barcelona vazhdon të ketë probleme me strukturën ekonomike në klub.

La Liga mund t’i hap telashe Barcelonës për regjistrimin e lojtarëve të transferuar këtë verë, por megjithatë, ata duket ta kenë gati zgjidhjen për këtë.

Sipas mediave spanjolle, Barca do ta aktivizoj ‘levën’ e katërt, sapo La Liga të informojë se s’mund të bëhet regjistrimi i lojtarëve.

Një ‘levë’ e katërt do të nënkuptonte se Barca do të ishte vetëm 13 milionë euro larg zgjidhjes së problemit.

Këto 13 milionë klubi synon t’i arrijë përmes reduktimit të pagave të Gerard Pique dhe Sergio Busquets.

Mbetet të shihet nëse gjithçka do të shkojë sipas planeve të ‘Blaugrana’.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat