Mourinho “pagëzon” me emër të ri Dybalan, ja si e thërret gjatë stërvitjeve

Futboll

Mourinho “pagëzon” me emër të ri Dybalan, ja si e thërret gjatë stërvitjeve

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 11:50
José Mourinho dhe Paulo Dybala

José Mourinho është i impresionuar nga Paulo Dybala dhe paraqitjet e tij në seancat stërvitore. Dybala iu bashkua “Giallorossëve” si një transferim i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Juventusin.

Argjentinasi u prezantua para mbi 10,000 tifozëve në fund të korrikut dhe tifozët e Romës mezi po presin ta shohin atë në aksion në ndeshjet zyrtare. Shenjat e hershme janë premtuese pasi Roma mposhti me rezultat të thellë 5-0 Shakhtar Donetskun në miqësoren e tyre të fundit parasezonale të dielën.

“Il Corriere dello Sport” raporton se trajneri portugez është i impresionuar nga cilësia dhe qëndrimi i Dybala gjatë seancave stërvitore.

Mourinho beson se Dybala është lojtari ideal për të bërë një hap përpara me skuadrën e tij për sa i përket cilësisë dhe e quan atë 'Paolino' gjatë seancave stërvitore.

Sulmuesi dhe trajneri portugez janë tashmë në marrëdhënie të shkëlqyera dhe Dybala duket se tashmë është përshtatur shumë mirë në “Olimpico”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat