Klubet që kanë fituar më shumë nga shitja e lojtarëve

Futboll

Klubet që kanë fituar më shumë nga shitja e lojtarëve

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 16:23
De Ligt

Klubet që kanë fituar më shumë nga shitja e lojtarëve këtë shekull, kryeson Juventus!

Transfermarkt ka bërë një klasifikim të klubeve që kanë përfituar më shumë të ardhura nga shitja e lojtarëve gjatë shekullit të 21, për periudhën 2000-2022.

Në grafikën e përpiluar nga ky portal, rezulton se skuadra që ka siguruar më shumë të ardhura gjatë këtyre 22 viteve është Juventusi, që edhe  këtë vit ka siguruar më shumë të ardhura nga merkato pas shitjes së De Ligt te Bayerni për 67 milionë euro.

Sipas grafikës së Transfermarkt, në periudhën 2000-2022, Juventusi ka arkëtuar rreth 1.6 miliardë euro i ndjekur nga portugezët e Benficës me 1.4 miliardë euro.

Benfica në vitet e fundit ka shitur Joao Felix te Atletico Madrid për 124 milionë euro dhe Darëin Nunez të Liverpool për 100 milionë euro. Podiumin e këtij klasifikimi të veçantë e plotëson Porto me 1 miliardë e 355 milionë euro të ardhura nga shitja e futbollistëve.

Kampionët e Evropës të Realit të Madridit, janë në vendin e pestë me 1 miliardë e 345 milionë euro, pas Chelseas në vendin e katërt.

Më pas vijnë Monaco, Inter. Barcelona, Atletico, Roma e Liverpool që plotësojnë dhjetëshen e klubeve që kanë arkëtuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat