Kastriot Imeri i Gjenevës nga Servette mund te shkoj në Young Boys

Futboll

Kastriot Imeri i Gjenevës nga Servette mund te shkoj në Young Boys

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 16:04
Futbollisti i njohur shqiptar Kastriot Imeri me Nefail Maliqin, gazetarin e mirënjohur 

Futbollisti i njohur nga Kosova, Kastriot Imeri, i cili shpesh është parë në tepihun e gjelbër të kombëtares së Zvicrës, është në pritje të ndërrimi te ekipit. Ai është në prag të largimit, disa klube janë të interesuara për të, por ai nuk luan më me Serveten dhe stërvitet jashtë grupit, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne e dimë se futbollisti Imeri është në rrugëdalje, disa klube janë të interesuara, përfshirë Bruges. Por po qarkullojnë thashetheme që do të çonin në Bernë.

Vera është e nxehtë. Sidomos për Kastriot Imerin. 

Sipas TDG mesfushorit zviceran nga Servette i skadon kontrata në qershor 2023 dhe kjo verë është pikërisht koha kyçe për t’u larguar. Për të, si për klubin e granatës. Janë marrë të gjitha masat paraprake: ai stërvitet jashtë grupit që nga rifillimi, ndaj nuk ka luajtur asnjë ndeshje miqësore dhe nuk është thirrur për katër ndeshjet e para të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat