Benzema, për 3 rekorde

Futboll

Benzema, për 3 rekorde

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 19:41
Benzema, për 3 rekorde

Karim Benzema është kthyer në një makineri rekordesh te Reali i Madridit. Ka mjaftuar largimi i Kristiano Ronaldos, që francezi të marrë komandën dhe në harkun e tri sezoneve të kthehet në një ikonë të Madridit. Kapiteni i Realit të Madridit është në kërkim të sfidave të reja, të rekordeve të reja. Dhe në finalen e Superkupës së Europës në Helsinki ai synon të tjera rekorde.

Në kryeqytetin e Finlandës, Karim ka mundësinë e parë për të lënë pas figurën e Raulit si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit. Ai në fakt e arriti shifrën 324 në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Liverpulit, por goli i tij u anulua.

Tashmë ai do të kërkojë ndaj Frankfurti të kalojë Raulin dhe të bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Realit pas të pakapshmit Ronaldo (451).

Por nuk mjaftohet me kaq. Nëse fiton finalen e Superkupës, për Benzemanë ky do të ishte titulli i parë si kapiten i parë i Realit, pas largimit të Marselos. Rekordi i tretë ka të bëjë me një tjetër figurë të madhe, Pako Gento. Nëse Benzema e Reali fitojnë trofeun në Helsinki, francezi do të barazonte Genton me 23 trofe dhe do të ishte vetëm 2 trofe larg Marselos, si lojtari më i titulluar në historinë e këtij klubi.

Kapiteni Benzema ka folur para finales ndaj Eintrahtit, duke mos e fshehur dëshirën për një tjetër titull me Madridin. “Unë nuk bëj garë me Marselon. Unë dua të ftoj çdo kompeticion me Realin. Gara ime nuk është personale”, tha ai. Sulmuesi i Realit është ngacmuar edhe për moshën, por përgjigjja e tij ka qenë e ngjashme me Modriçin.

“Unë nuk njoh moshë njoh vetëm punë, ndaj jemi këtu në finale. Ne punojmë në fushë e jashtë saj për të qenë të gatshëm dhe në formë. Unë, më i miri? Nuk jam unë që e vendos një gjë të tillë. Unë mendoj të bëj më të mirën për shokët e mi, për ekipin tim”, tha kapiteni i Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat