Kristjan Asllani projektohet titullar në Lecce

Futboll

Kristjan Asllani projektohet titullar në Lecce

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 12:52
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani projektohet titullar në Lecce!

Interi fitoi 11-0 miqësoren ndaj modestëve të Sant’Angelo, ndeshje ku Simone Inzaghi nuk pati shërbimet e Stefan De Vrij, Danilo D’Ambrosio dhe Marcelo Brozovic.

Ndërkohë që dy të parët po rikuperohen dhe pritet të jenë të gatshëm për duelin e parë të sezonit të ri në Serie A ndaj Lecces, trajneri Inzaghi nuk do të rrezikojë mesfushorin kroat.

Brozovic ka pësuar një tërheqje muskulore dhe me shumë mundësi nuk do të luajë të shtunën e 13 gushtit në “Via del Mare” kundër Lecces, ekip që rikthyer në elitë dhe synon qëndrimin në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat