Turpi në Beograd! UEFA ka punë me serbë, shkak Kosova 

Futboll

Turpi në Beograd! UEFA ka punë me serbë, shkak Kosova 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2022 Në ora: 23:17
Turpi në Beograd!

Turp i madh në stadiumin e Partizanit të Beogradit. 

I gjithë skenari ishte përgatitur nga vendasit se si të brohorasin shikuesit qoftë ata famëkeqit “Grobari” të Partizanit qoftë të skuadrës qipriotë të AEK-ut, në ndeshjen e Europa League në futboll.

UEFA ka punë me serbë dhe pritet që t’i dënojë rëndë për këtë primitivizëm. 

“Edhe pse atmosfera ishte mjaft e ndezur në tribuna, në një moment u pa një skenë.

Tifozët e Partizanit brohoritën Kosova, ndërsa tifozët qipriotë u përgjigjen Serbia!.

Për shkak të këtij reagimi spontan, i gjithë stadiumi duartrokiti tifozët e AEK-ut”, shkarravit media serbe “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat