Një grup i vogël tifozësh madrilenë

Futboll

Një grup i vogël tifozësh madrilenë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 11:30
Perez

Që kur Manchester United nuk siguroi pjesëmarrjen në Champions League, e ardhmja e Cristiano Ronaldo-s u vendos në pikëpyetje dhe ende mbetet e tillë.

Kanë qenë të shumta skuadrat për të cilat janë përfolur si e ardhmja e portugezit, por për momentin nuk ka asgjë zyrtare. Pak javë më parë u përfol për një kalim të tij në Madrid, jo te Reali, por edhe te Atletico. Tani për tani, nuk përjashtohet mundësia apo dëshira e tifozëve madrilenë, por edhe e vetë Cristiano-s që të rikthehet në “Santiago Bernabeu”.

Një grup i vogël tifozësh madrilenë, të cilët po qëndronin në të njëjtin hotel në Helsinki (pas finales së Super Kupës së Europës) kanë pyetur presidentin e Real-it, Florentino Perez mbi mundësinë e rikthimit të portugezit në Madrid.

 “President, firmos me Cristiano-n”,-kanë thërritur tifozët, ndërsa Perez nuk vonoi në reagimin e tij dhe ishte epik.

“Kush? Ronaldo? Tani, përsëri te ne? 38 vjeç?”, dhe u largua duke qeshur.

E ardhmja e sulmuesit portugez është ende një mister i vërtet, edhe pse pavarësisht reagimit të Florentino-s, skenari i rikthimit të tij te Real Madrid nuk mund të përjashtohet.

Ronaldo u pa shumë i zhgënjyer për faktin se në premierën e Premier League kundër Brighton e nisi nga stoli dhe kërkon vetëm një skuadër që luan në Champions League dhe emri i tij do të “lakohet” shumë deri në përfundim të merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat