Trajneri i ri shpall listën me të padëshiruarit

Futboll

Trajneri i ri shpall listën me të padëshiruarit

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 14:03
Trajneri i ri shpall listën me të padëshiruarit

Galtier ka marrë detyrën e trajnerit të PSG-së pas largimit të Pocchetino-s.

Kreu i ri i pankinës e ka bërë të qartë se cilët lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Në listën e të padëshiruarve bëjnë pjesë Kurzawa, Draxler, Herrera, Rapinha dhe Wijnaldum që u largua drejt Romës. Rrugën e holandezit pritet ta marrin edhe pjesa tjetër e lojtarëve të përmendur, në të kundërt Galtier ka një surprizë të hidhur për ta.

Gazetari francez, Hadrien Grenier, bën me dije se në rast se këta futbollistë nuk largohen, atëherë klubi do i japë mundësinë të luajnë në një ekip që garon në kategorinë e pestë.

Në këto kishte, lojtarët kanë vetëm dy mundësi, të largohen ose të zgjedhin turpërimin më të madh në karrierën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat