Arrestime masive në Selanik pas ndeshjes Aris-Maccabi Tel Aviv

Futboll

Arrestime masive në Selanik pas ndeshjes Aris-Maccabi Tel Aviv

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 14:20
Arrestime masive në Selanik

Mbrëmjen e e djeshme në Selanik, luhej ndeshaj e kthimit të eliminatoreve të Ligës së Konferencës mes Aris dhe Maccabi Tel Aviv, e cila përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të klubit grek, por që nuk mjaftoi për të kaluar në fazën tjetër.

Drejtoria e Sigurisë së Selanikut ka vijuar arrestimin e 15 tifozëve të Maccabi Tel Aviv, të cilët kishin ardhur në Selanik për të parë ndeshjen.

Konkretisht, tifozët u arrestuan pasditen e djeshme në qendër të qytetit, në lartësinë e Teatrit Mbretëror pasi sipas policisë u gjetën mjete piroteknike.

Ndaj të arrestuarve nga Nëndrejtoria për Luftimin e Dhunës në Vendet Sportive është ngritur akuza për vepra të dhunshme me rastin e ngjarjeve sportive dhe shkelje të ligjit për fishekzjarrë, ku të cilat këto të fundit do të dërgohen në Prokurori për prova materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat