AS zbulon përfundimisht të ardhmen e Ronaldos

Futboll

AS zbulon përfundimisht të ardhmen e Ronaldos

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:14
Ronaldo

Javët e fundit mediat sportive kanë diskutuar aktivisht për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez dyshohet se dëshiron të largohet nga Manchester United për një klub tjetër për mundësinë për të luajtur në Champions League në sezonin 2022/2023.

Ndërkohë në faqet e AS ka dalë një tjetër lajm për të ardhmen e Ronaldos.

Sipas burimit, portugezi do të mbetet në Manchester United, nëse nuk ka ndonjë surprizë të madhe.

Vihet re se Manchester United e konsideron Ronaldon një figurë të rëndësishme në projektin e tyre, si sportiv ashtu edhe ekonomik. Përveç kësaj, gjigantët evropianë nuk tregojnë interes aktiv për Cristiano..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat