Shtyhet një ndeshje në kampionatin francez

Futboll

Shtyhet një ndeshje në kampionatin francez

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 19:37
Shtyhet një ndeshje në kampionatin francez

Kanë nisur menjëherë problemet në kampionatin francez, teksa që në javën e dytë ka ardhur shtyrja e një ndeshjeje.

Bëhet fjalë për sfidën Lorient-Lyon, e cila ishte planifikuar për t’u zhvilluar të dielën, por nuk do të luhet.

Shkak është bërë terreni i stadiumit të Lorient, që nuk është në gjendje të mirë dhe rrezikon të shkaktojë dëmtime te futbollistët, teksa ka qenë vetë Ligue 1, që ka njoftuar vendimin për shtyrjen e sfidës.

Mbetet ende për t’u vendosur se kur do të luhet ky takim, pasi më parë duhet studiuar kalendari i të dy ekipeve, për të gjetur një datë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat