Lajm i mirë për fansat/ Barcelona regjistron të gjitha nënshkrimet – përveç Kounde

Futboll

Lajm i mirë për fansat/ Barcelona regjistron të gjitha nënshkrimet – përveç Kounde

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Barcelona ka regjistruar lojtarët e rinj, por jo edhe Kounden.

Trajneri i Barcelonës më në fund do të jetë në gjendje të llogarisë në blerjet e reja me përjashtim të Kounde për të luajtur kundër Rayo Vallecano, pasi Barcelona ka regjistruar lojtarët e rinj.

Me aktivizimin e levës së katërt, ata arritën të regjistrojnë të gjitha nënshkrimet dhe dy rinovimet përveç Jules Kounde.

Lewandowski, Kessie, Raphinha, Christensen, Sergi Roberto dhe Dembele do të jenë në dispozicion kundër Rayos.

Ish-qendërmbrojtësi i Sevillas, i cili nuk është ende 100 për qind për shkak se i mungon ende ritmi pas operacionit, do të duhet të presë për tu regjistruar.

Por, për të regjistruar francezin, Barça duhet ose të ulë faturën e pagave ose të lirojë një nga lojtarët e saj.

Braithwaite, Umtiti, Frenkie de Jong, Dest, Depay dhe Aubameyang bëjnë pjesë në listën e largimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat