Gjilani përforcohet me sulmuesin Solomon

Futboll

Gjilani përforcohet me sulmuesin Solomon

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 00:03
Gjilani përforcohet me sulmuesin Solomon

Theophilus Solomon është emri i afrimit më të ri të Gjilanit. Për afrimin e ri ka njoftuar klubi nga qyteti me të njëjtin emër.

"Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite. Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit. 

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para", ka njoftuar klubi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat