Një shqiptar do i fryjë bilbilit në “play off”

Futboll

Një shqiptar do i fryjë bilbilit në “play off”

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 00:09
Një shqiptar do i fryjë bilbilit në “play off”

Ndonëse asnjë ekip i “Abissnet Superiores” nuk gjendet në kompeticionet europiane, arbitrat të kampionatit tonë do të jenë prezent në fazën e fundit kualifikuese.

Juxhin Xhaja do të jetë ai i cili do i fryjë bilbilit mbrëmjen e 17 gushtit.

Përballja e parë mes Djurgardenit dhe Apoelit i është besuar trupës shqiptare të arbitrave.

Takimi do të nisë në orën 18:45 dhe do të ketë si arbitër kryesor Juxhin Xhajën.

Në rolin e asistentëve do të jetë dyshja Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari. Ndërkaq, Kreshnik Barjamaj do të jetë në pozicionin e gjyqtarit të katërt..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat