Kampioni e nis sezonin e ri në shtëpi, ja formacionet e mundshme të Milanit e Udineses

Futboll

Kampioni e nis sezonin e ri në shtëpi, ja formacionet e mundshme të Milanit e Udineses

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Sezoni i ri i Serie A rikthehet sot, ku tetë skuadra i rikthehen aksionit, përfshirë këtu edhe kampionin, AC Milanin.

Gjiganti italian, Milan zhvillon sot si vendas ndeshjen hapëse të sezonit të ri 2022/23, ku e pret në “San Siro” skuadrën e Udineses.

Lojtarët për t'u parë: Pasi bëri përshtypje në ndeshjet para-sezonale, De Ketelaere premton shumë për Milanin, por ndoshta jo një ndikim të menjëhershëm pasi katër golat e tij të fundit erdhën pas pjesës së parë.

Në anën tjetër, Gerard Deulofeu i Udineses ka më shumë gjasa të shënojë më herët pasi gjashtë nga shtatë golat e tij të fundit në Serie A erdhën para minutës së 40-të.

Fakt interesant është që Milani në tre mbrojtjet e fundit të titullit në Serie A i ka mbyllur ndeshjet me barazime 2:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Milani do të mungojë mesfushori Sandro Tonali, kurse në dyshime është sulmuesi Olivier Giroud, ndërse te Udinese pritet të mungojnë Arslan, Buta dhe Jajalo.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Bennacer, Krunic; Messias, Diaz, Leao; Rebic

Udinese (3-5-2): Silvestri; Becao, Bijol, Perez; Soppy, Pereyra, Walace, Makengo, Udogie; Deulofeu, Success

18:30 AC Milan – Udinese (Stadiumi San Siro)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat