Xhaka në formë, shënon dhe asiston për fitoren e madhe të Arsenalit

Futboll

Xhaka në formë, shënon dhe asiston për fitoren e madhe të Arsenalit

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2022 Në ora: 17:08
Arsenali

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është në formën më të mirë, duke shënuar dhe asistuar për fitoren e

Arsenalit me rezultat 4:2 ndaj Leicester Cityt, në takimin e javës së dytë të Premier League.

Ai në 45 minutat e parë tregoi angazhim dhe asistoi për epërsinë e Arsenalit. 

Xhaka asistoi në minutën e 23-rë, ndërsa Jesus realizoi për 1:0. 

Në minutën e 35-të, Jesus përsëri shënoi dhe 2:0.

Pjesa e dytë dinamike. 

Saliba në minutën e 53-të shënon autogol për mysafirët.

Xhaka shënoi në minutën e 55-të për rezultatin 3:1 pas asistimit të Jesus. 

Në minutën e 76-të, futbollisti Jesus në formë, asistoi edhe për Martinellin duke realizuar për 4:1. Maddison ngushton humbjen në 4:2 në minutën e 74-të.

Arsenali është në vend të dytë me 16 pikë dhe Leicester i 14-ti me 1 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat