Shqiptari me Vallecanon befasojnë Barcelonën në "Camp Nou"

Futboll

Shqiptari me Vallecanon befasojnë Barcelonën në "Camp Nou"

Nga: K. Goca Më: 13 gusht 2022 Në ora: 23:01
Balliu në duel

As laiku më i madh nuk ka besuar se Rayo Vallecano do të marrë pikë nga stadiumi "Camp Nou". 

Befasi e madhe në javën e parë të kampionatit spanjoll.

Barcelona nuk ia del, luan baras 0:0 me Vallecanon.

Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, u paraqit nga minuta e parë, me shokë treguan angazhim të madh dhe arritën pikë të rëndësishme.

Në minutën e 90+3, Busquets i Barcelonës, ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Një pikë me vlerë të fitores ndaj Barcelonës së trajnerit Xavi.

Robert Lewandowski nuk shënon në ndeshjen e parë zyrtare për Barcelonën!

Portieri i Vallecanos, Stole Dimitrievski, është lojtar i ndeshjes, vlerësohet me notë 8.0 nga faqja e specializuar “Sofascore, ndërsa Balliu me 6.4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat