Trajneri i Interit: Skuadra besoi deri në fund dhe kjo është gjëja më e rëndësishme

Futboll

Trajneri i Interit: Skuadra besoi deri në fund dhe kjo është gjëja më e rëndësishme

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 00:34
Izaghi

Simone Inzaghi është i lumtur për fitoren e Interit ndaj Lecces në javën e parë të kampionatit, por trajneri i zikaltërve ka pranuar se ndeshja duhej të kishte pasur një fund tjetër dhe duhej të ishte zgjidhur më shpejt. Duke folur për “Sky Sport” pas përfundimit të sfidës, ai theksoi se ekipi kishte sulmuar, por duhej analizuar pse goli erdhi vetëm në atë mënyrë.

“Ishte një fitore që e deshëm me zemër.

Skuadra besoi deri në fund dhe kjo është gjëja më e rëndësishme e mbrëmjes. Bëmë mirë një gjysmë ore, pastaj ndërhyrja e rëndë ndaj Lautaro Martinez na nervozoi. Duhet të analizojmë pse mbërritëm që fituam me një gol të shënuar në minutën e 95-të.

Unë kam zgjedhje të ndryshme në pankinë, ata që u futën bënë mirë ndërsa të tjerët bënë detyrën. E kemi mbyllur me të gjithë sulmuesit në fushë, djemtë u treguan të aftë që besuan deri në fund por ndeshja duhej mbyllur më parë. Skuadra ka treguar zemër të madhe por unë si trajner nuk do të dëshiroja kurrë të fitoja në minutën e 95-të.

Shumë fitore pas minutës së 90? Ndeshjet mund të vendosën edhe në minutat e fundit dhe në 15 minutat përmbyllëse është përqindja më e madhe e realizimit të golave. Sot e mbyllëm ndeshjen me rreshtimin 4-2-4 me të gjithë sulmuesit në fushë, duke luajtur me Xheko dhe Lukaku njëkohësisht. Kur e hedh topin në zonën e rreptësisë, është me e lehtë për ta shtyrë në rrjetë.

Çfarë mbrojtësi na duhet? Klubi i di karakteristikat që kërkoj dhe po punon, nuk më pëlqen të bëj shaka për gjëra të tilla, ne luftojmë për të fituar. Unë shoh që skuadrat e tjera blejnë çdo ditë ndërsa për Interin flitet vetëm për shitjet. Është folur shumë për merkaton, skuadra është kjo, na mungon një qendërmbrojtës në vend të Ranokias dhe klubi po mundohet ta sigurojë. Tani kemi vetëm De Vraj dhe një lojtar të të rinjve’, theksoi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat