Alaba shënon eurogol, Reali fiton me përmbysje në Almeria

Futboll

Alaba shënon eurogol, Reali fiton me përmbysje në Almeria

Nga: K. G. Më: 14 gusht 2022 Në ora: 23:56
Reali

Real Madridi e fillon me këmbë të mbarë misionin e mbrojtjes së titullit të kampionit në Spanjë.

Madrilenët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Almeria-s.

Në një ndeshje interesante, kampioni triumfin me përmbysje në Almeria.

Ramazani në minutën e 6-të shënon për Almeria-n, por madrilenët e trajnerit Carlo Ancelotti këndellen në pjesën e dytë. 

Lucas në minutën e 61-të dhe David Alaba në atë të 75-të, shënuan për triumfin e Realit.

Alaba shënoi eurogol nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, ku topi futet në këndin e epërm të majtë të portierit Martizen i cili vetëm me shikim e përcolli.  

Një fitore me vuajtje e Realit por shumë e ëmbël, ndërsa vendasit nuk arritën të befasojnë sikur Vallecano mbrëmë që luajti baras (0:0) me Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat