Abazi më nuk është pjesë e FC Shkupit

Futboll

Abazi më nuk është pjesë e FC Shkupit

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 00:17
Largohet nga Shkupi

Anid Abazi më nuk është pjesë e FC Shkupit.

Sulmuesi 19-vjeçar ka vendosur ti thotë një mirupafshim klubit të tij të zemrës, por jo edhe lamtumirë, pasi zemra e Anidit rrah “bardheblu”. Ai është një prodhim i shkollës së skuadrës nga Çairi, duke kaluar thuajse të gjitha grupmoshat, edhe atë si një ndër më të dalluarit.

Falë talentit të tij, ai që në moshën 18-vjeçare u bashkua me ekipin e parë të FC Shkupit, duke debutuar me 22 gusht të vitit të kaluar kundër Struga Trim Lum.

Në ndeshjen e tij të dytë si titullarë, Anidi kishte shënuar gol në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar kundër Ak.Pandev (3:0), pas së cilës ndeshjes pasoi festa e titullit kampion.

Në këtë mënyrë, Anidi bëri ëndërrën realitet, u shpall kampion me skuadrën e tij të zemrës, madje duke e ndihmuar atë edhe me një gol të shënuar, ndërsa për shkak konkurrencës së madhe në skuadër, e në veçanti në repartin e sulmit, i njëjti ka vendosur që të ndryshojë mjedis, duke kërkuar sfida të reja në karrierën e tij.

Siç mëson “infOSport.mk”, Anid Abazi në vazhdim do të luaj me skuadrën e Skopjes, edhe pse për shërbimet e tij kishte interes edhe nga disa skuadra tjera, përfshirë këtu edhe Pobedën.

Anid Abazi te Skopje beson se do të ketë më shumë hapësira për të konfirmuar aftësitë e tij realizuese, ndërsa i njëjti pritet që të debutojë që në mesjavë në ndeshjen kundër Shkëndijës. Kujtojmë, Skopje i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së “kuqezinjëve” për shtyerjen e ndeshjes të xhiros së parë, ashtu që të mërkurën skuadra nga Autokomanda do të zhvillojë ndeshjen e parë në sezonin e ri, duke pasur parasysh se ishte e lirë në kuadër të xhiros së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat