Tuchel pranon se ky lojtar mund të largohet nga Chelsea

Futboll

Tuchel pranon se ky lojtar mund të largohet nga Chelsea

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 11:13
Tuchel

Merkato e Chelseat ende nuk mund të konsiderohet e mbyllur, sidomos sa i përket shitjeve.

Callum Hudson-Odoi është lojtari i cili mund të largohet pasi trajneri Thomas Tuchel ka pranuar se nëse çmimi është i duhuri dhe lojtari është i gatshëm të largohet, ai nuk do të bllokojë shitjen e tij..

“Në përgjithësi, askush nuk është në shitje dhe të gjithë janë në shitje. Varet se çfarë dëshiron lojtari, çfarë duan lojtarët, çfarë mendojmë ne si dhe kush është i gatshëm të paguajë një shumë të caktuar parash.”, tha fillimisht Tuchel.

"Edhe për Callum, është e njëjta gjë. Ai është pjesë e grupit. Ai kishte një dëmtim afatgjatë dhe probleme afatgjata për të kapërcyer nga të cilat vuajti shumë. Ai ka ende një rrugë për të bërë për të përmbushur potencialin e tij, sepse potenciali është i madh. ”, shtoi trajneri gjerman.

Për shërbimet e Odoi janë të interesuar Newcastle United dhe Borussia Dortmundi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat