Zbulohen fjalët e shkëmbyera mes Tuchel dhe Contes gjate përplasjes pas derbit Chelsea-Tottenham

Futboll

Zbulohen fjalët e shkëmbyera mes Tuchel dhe Contes gjate përplasjes pas derbit Chelsea-Tottenham

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 13:31
Foto nga përplasja mes dy trajnerëve

Trajneri i Chleseat Thomas Tuchel dhe ai i Tottenhamit Antonio Conte ishin protagonist të dy përplasjeve fizike gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet skuadrave të tyre.

Të dy trajnerët u ndëshkuan me kartonë të kuq pas ndeshjes e cila përfundoi më barazim 2-2.

Gjithçka filloi kur Conte e festoi golin e barazimi 1-1 përpara Tuchelit i cili reagoi ashpër. Incidenti i dytë ndodhi në fund të ndeshjes kur gjatë përshëndetjes, Tuchel nuk ia lëshoi dorën Contes, përcjellë KosovaPress.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, në momentet e tensionit, Tuchel i tha Contes: “Më shiko në sy”, derisa ish-trajneri i Interit i kërkonte që t’ia lëshonte dorën.

Ashtu siç mund të shihet në video, Conte kapet duke thënë “Molla, molla”, që ka kuptimin “Më lësho, më lësho”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat