Pengu i legjendës bullgare: Kam faj për vdekjen e Maradonës!

Futboll

Pengu i legjendës bullgare: Kam faj për vdekjen e Maradonës!

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 17:06
Pengu i legjendës bullgare

Fituesi i Topit të Artë në vitit 1994 dhe golashënuesi historik i kombëtares bullgare, Hristo Stoichkov, kujtoi në një intervistë për ESPN se çfarë do të thoshte Diego Armando Maradona për të. Ai kishte marrëdhënie të mira me legjendën argjentinase deri në vdekjen e tij. në nëntor 2020.

“Unë jam fajtor që nuk e ndava nga “shkabat”. Gjithmonë e them që janë shkaba… nuk insistova shumë… Për shkak të miqësisë që kisha duhej ta bëja. Ndonjëherë ulem në shtëpi dhe mendoj. Nuk mund të bësh diçka? Ndihem pak në faj. Unë kam pasur mundësinë ta ndihmoja. U mërzita shumë kur pashë ata që ishin me kostum dhe kravatë”, – tha ish-lojtari i Barcelonës në ESPN.

Pavarësisht gjendjes së tij dhe ambientit që e rrethonte, “ylli” bullgar pohon se Maradona “kurrë nuk u distancua nga miqtë e tij” dhe se faji për gjithçka ishin “ata djemtë, që e bënë të ndihej vetëm”.

Ai shton gjithashtu se kontaktet me të i ka mbajtur deri në vitin 2016.

“Kemi folur shumë herë. Hera e fundit ishte 2 shkurt 2016. Më pas më uroi personalisht për ditëlindjen time. Që atëherë, nuk kam mundur të flas më me të. Ai ishte gjithmonë në gjumë, duke pushuar, duke luajtur, duke ecur. Ishte hera e fundit që dëgjova”.

Hristo zbuloi se ka kaluar një kohë të keqe gjatë Kupës së Botës 2014, ku ka qarë në Maracana kur Argjentina humbi përballë Gjermanisë në finale. “Më dolën lot. E dini pse? Po kaloja aty përpara, Leo ishte i tëri i kuq… Mendova: “Nuk është ai”. Vura re diçka ndryshe. Nëse do të fitonte Kupën e Botës, imagjinoj se Diego do të zbriste nga lart dhe do të vraponte në fushë”.

Stoichkov e vlerëson shumë që ka qenë miku i tij për shumë vite.

“E kam parë të vuajë aq shumë… Shiko, e dini çfarë… U prehtë në paqe!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat