Klubi i njohur provoi t’i rrëmbejë Lewën Barcelonës

Futboll

Klubi i njohur provoi t’i rrëmbejë Lewën Barcelonës

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 22:53
Klubi i njohur provoi t’i rrëmbejë Lewën Barcelonës

“L’Equipe” ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante që lidhet me sulmuesin polak Robert Lewandowski.

Kur u kuptua që ky i fundit e kishte vendosur të largohej nga Bayerni i Mynihut, presidenti i PSG-së, Al Khelaifi telefonoi menaxherin Pini Zahavi për të studiuar mundësinë e transferimit te kampionët e Francës.

Numri një i klubit francez tregoi gatishmërinë për të plotësuar dëshirat e Lewës dhe Bayernit të Mynihut, për të formuar një sulm ëndrrash me polakun, Mbappe, Neymar dhe Messin, megjithatë ishte e pamundur.

Zahavi i bëri me dije kreut të PSG-së se dëshira e bomberit polak ishte të luante te Barcelona dhe se pavarësisht shifrave, nuk do të ndryshonte asgjë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat