Kryetrajneri i Shkupit paralajmëron Ballkanin

Futboll

Kryetrajneri i Shkupit paralajmëron Ballkanin

Nga: K. Goca Më: 17 gusht 2022 Në ora: 13:20
Sedlloski

Të gjithë në pritje të përballjes mes kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkupi dhe kampionit të Kosovës, Ballkani nga Theranda. 

Skuadra përballen nesër (në orën 21:00) në sfidën e parë të play – off-it në Conference League në futboll.

Të dy skuadrat shqiptare synojnë historinë, të futen në fazën e grupeve në Conference League.

Kryetrajneri i Shkupit, Goce Sedlloski, në konferencën e sotme për media theksoi se ekipi është i gatshëm të bëjë më të mirën.

“Erdhi edhe ajo ndeshje me Ballkanin.

Jam i lumtur që të gjithë lojtarët janë në dispozicionin tonë, të gjithë janë gati, nuk kam asnjë lojtar të dëmtuar apo të penalizuar. Sa për nesër, duhet të luajmë me durim, zgjuarsi, të luajmë sa më mirë deri tani, mendoj se jemi të aftë ta bëjnë këtë në ndeshjen e nesërme.

Natyrisht, më duhet të them që kemi përballë një kundërshtar shumë cilësor, sapo arriti në këtë fazë në play-off. Nesër është pjesa e parë, 90 minuta, shpresoj që lojtarët të japin maksimumin dhe të kryejnë detyrat në fushë”, tha Sedlloski.

 “Ata kanë një ekip i mirë. Trajneri tha se do të kualifikohen në grupe, secili ka idetë dhe imagjinatën e tij dhe kjo duhet vërtetuar në fushë.

Thjesht nuk dua të flas për ta, lojtarët duhet ta thonë në fushë dhe do të shohim pas këtyre 180 minutave se kush do të shkojë.

Ne ishim pak të trishtuar pasi zbritëm nga Shamrock-u, por po e lëmë këtë pas vetes. Ndeshje e re, prova e re dhe siç thashë duhet të bëjmë më të mirën, të luajmë siç dimë, të mos gabojmë. Ne luajtëm mirë edhe në ndeshjet e mëparshme, por gabimet na kushtuan shtrenjtë ndaj Dinamos dhe Shamrock-ut”, shtoi Sedlloski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat