Shkupi kundër Ballkanit në një sulm ndaj historisë evropiane

Futboll

Shkupi kundër Ballkanit në një sulm ndaj historisë evropiane

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 15:09
Shkupi

Kampioni i Maqedonisë, Shkupi, sonte do të përballet me skuadrën e Kosovës, Ballkani në luftën për grupet e garës së tretë të UEFA-s, Liga e Konferencës.

Megjithatë, detyra e skuadrës së Sedlloskit nuk do të jetë e lehtë. Ballkani është surpriza më e këndshme në Evropë. Skuadra është bërë kampione e Kosovës për herë të parë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “National Arena” në Shkup me fillim nga ora 21:00, ndërsa gjyqtar kryesor i takimit do të jetë norvegjezi Kristjanson.

Skuadra që kualifikohet, do të sillte edhe përfitime të mëdha apo rreth 3 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat