Rrahmani: Shpresojmë që në fund të jemi atje lart

Futboll

Rrahmani: Shpresojmë që në fund të jemi atje lart

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 16:14
Rrahmani

Amir Rrahmani nuk e ka fshehur dëshirën dhe ëndrrën e tij për ta fituar titullin e kampionit në Itali.

Napoli ishte njëri prej kandidatëve për ta fituar “Scudetton”, por u dorëzua në pjesën e dytë të sezonit.

Tash, Rrahmani shpreson që t’i jepet mundësia atij me shokë që të festojnë në sezonin 2022/23.

“Është sikur vitin e kaluar, duhet të luajmë ndeshje pas ndeshjeje, të përmirësohemi lojë pas loje. Shpresojmë që në fund të jemi atje lart dhe të luftojmë për titull”, ka thënë Rrahmani në një intervistë për “Radio Goal”, respektivisht në emisionin “Kiss Kiss Napoli”..

28 vjeçari thotë se nuk ndihet lider i vetëm i ekipit, duke i vlerësuar lartë kualitetet dhe personalitetin e shokëve të skuadrës.

“Edhe vitin e kaluar kemi thënë se të gjithë duhet të jemi liderë në fushë dhe jashtë saj. Duhet t’i ndihmojmë bashkëlojtarët, kështu rritet skuadra”, vazhdoi ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe i Veronës.

Rrahmani shpreson që Napoli t’i gëzojë tifozët në stadiumin “Diego Armando Maradona” këtë fundjavë ndaj Monzas, në ndeshjen e parë sezonale në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat