AS: Januzaj ka marrë një ofertë edhe nga Los Anxhelos

Futboll

AS: Januzaj ka marrë një ofertë edhe nga Los Anxhelos

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 18:04
Januzaj

Adnan Januzaj vazhdon të jetë një futbollist i lirë dhe nuk ka vendosur ende se ku do të vazhdojë karrierën e tij. Futbollisti ofensiv shqiptar i cili përfaqëson Belgjikën, ka qenë pjesë e Real Socidead në vitet e fundit por vendosi të mos rinovonte dhe tani po shqyrton ofertat për të ardhmen e tij.

Sipas mediave spanjolle, Januzajt i është bërë ofertë e rëndësishme nga Everton dhe Uest Hem, por lojtari për momentin nuk duket i interesuar për një kthim në Premier Ligë. Edhe skuadrat italiane kanë pasur kontakte me të. Por futbollisti kërkon një projekt ku të ketë një rol të rëndësishëm, në mënyrë që të bjerë në sy edhe në perspektivën e Botërorit 2022.

Ndërkaq, “AS” shpjegon se Januzaj ka marrë një ofertë edhe nga Los Anxhelos Galaksi në MLS.

Pasi afruan Riki Puixh nga Barcelona, drejtuesit e Galaksi po shohin me vëmendje për emra të tjerë të njohur që mund të rritin cilësisht përbërjen e tyre.

Të njëjtat burime theksojnë se kjo do të ishte edhe prioriteti i Januzajt, i cili gjithsesi po sheh çdo opsion. Edhe atë të transferimit në Katar, për të luajtur në kampionatin e këtij vendi ku sheikët janë të gatshëm të shpenzojnë shifra të çmendura për një lojtar i cili dikur ishte një nga premtimet e Mançester Junejtid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat