Mediumi maqedon vajton humbjen nga kampioni i Kosovës 

Futboll

Mediumi maqedon vajton humbjen nga kampioni i Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2022 Në ora: 23:17
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Shkupit është larg kualifikimit në fazën e grupeve në Conference League, pasi humbi me rezultat 1:2 në shtëpi nga Ballkani i Therandës, - shkruan mediumi maqedon “Ekipa. mk”.

“Loja më e mirë, shumica e rasteve nuk u kurorëzuan për fitore.

Nga ana tjetër, ekipi nga Kosova luajti me qetësi, kërcënoi me kundërsulme dhe shfrytëzoi në maksimum të gjitha “dhuratat” që i bëri Shkupi. Ballkani mund të kishte arritur një fitore më bindëse, por edhe Shkupi humbi dy raste të pastra për të barazuar në fund, dhe një herë traversa shpëtoi mysafirët nga Kosova.

Më realiste do të kishte qenë ndoshta barazimi, por loja e disiplinuar e ballkanasve në mbrojtje rezultoi si një moment kyç për suksesin e skuadrës nga Kosova, e cila është pranë bërjes së historisë të enjten e ardhshme.

Në fund të ndeshjes, Shkupi u hap për të shënuar gol dhe për të arritur të paktën një barazim, por depërtimet e krahëve nuk dhanë fryte dhe kundërsulmet në ato momente ishin zgjidhja më e mirë për ballkanasit. Skuadra nga Kosova tentonte të vidhte kohë duke u shtrirë në fushë, për nervozizëm të shtuar për futbollistët shkupjanë.

Kështu, për ndeshjen e kthimit u mbetet që të ndjekin një fitore, të paktën me një diferencë për të paktën kohën shtesë”, shkruan mes të tjera mediumi maqedon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat