Tmerrohet trajneri i Kosovës, i futen hajnat

Futboll

Tmerrohet trajneri i Kosovës, i futen hajnat

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 23:34
Isufi

Trajneri i njohur i Kosovës, Bekim Isufi ka përjetuar tmerrin së bashku me familjen e tij, gjatë pushimeve në bregdetin shqiptar. 

Isufi po qëndronte në Dhermi, aty ku në orën 04:00 të mëngjesit iu futën hajnat në apartament.

"Kujdes ! Dhërmia nuk është vend ku duhet të ndiheni të sigurtë, andaj sigurohuni ti keni mbyllur dritaret e Hotelit/Villës apo Apartment ku ju jeni apo keni vendosur të qendroni.

Unë dhe familja ime përjetuam tmerrin me hajnat në dhomë në orën 4:00 të mëngjesit.

Me gjithë dëshirën e madhe për ti kaluar pushimet në Jug, pas traumës së përjetuar për një periudhë shumë të gjatë kjo nuk do të jetë me opsion", njofton Isufi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat