Kuqezinjtë synojnë të bëjnë edhe përforcime të tjera

Futboll

Kuqezinjtë synojnë të bëjnë edhe përforcime të tjera

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 19:13
Kuqezinjtë synojnë të bëjnë edhe përforcime të tjera

Blerja e madhe erdhi dhe madje ka debutuar. Kuqezinjtë synojnë të bëjnë edhe përforcime të tjera, pasi dihen nevojat për një mbrojtës mëngjarash dhe një mesfushor fizik. Buxheti prej 50 milionë eurosh është drejt ezaurimit dhe duket se do të shpenzohet për Rafael Oniedikën dhe huazimin e Abdu Dialos.

Paolo Maldini vijon punën për të blerë të parin dhe më pas do të kryejë ofensivën te PSG-ja për mbrojtësin. P

as përfundimit të afatit të merktos do të nisë procedura e rinovimit dhe pas Tomorit e kanë radhën Tonali, Benaser dhe Leao, rrogat e të cilëve do të përshtaten me rritjen e nivelit të treguar.

32 milionë eurot e shpenzuara për De Ketelaren së bashku me 4,5 milionë eurot për kartonin e Zhunior Mesiasit dhe 2,7 milionë euro për Alesandro Florencin e çojnë në thuajse 40 milionë euro shifrën e shpenzuar nga Maldini për këtë merkato vere. Origi që ka ardhur falas dhe kthimet nga huazimi të Pobegës dhe Adlisë janë vetëm bonuse për ekipin e Piolit. Ndërkohë, nga shitjet nuk ka lajme pozitive. Kesi, Romanjoli e Kastijeho janë larguar pa përfitime financiare.

Vetëm spanjolli mund t’i ktheje diçka Milanit, që lehtësoi kalimin e tij te Valencia në këmbim të disa bonuseve. 10 milion euro janë përfituar nga Jens Hauge që iu shit përfundimisht Frankfurtit që sapo e ka huazuar në Belgjikë. 2 milionë ka qenë përfitimi prej Leo Duartes, i cili u shit te Basakshehiri. 800 mijë eurot e Frenk Tsazhusë te Kremoneze dhe 200 mijë eurot e Plixarit drejt Peskarës e çojnë në 13 milionë euro përfitimin e Milanit që gjithsesi ka një minus (-27) me daljeve dhe hyrjeve në skuadër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat