UEFA marrëveshje miliardëshe me CBS për të drejtat e transmetimit në TV

Futboll

UEFA marrëveshje miliardëshe me CBS për të drejtat e transmetimit në TV

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 00:55
UEFA marrëveshje miliardëshe

UEFA ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 1.5 miliard dollarë me median CBS në SHBA për gjashtë vite.

Liga e Kampionëve do të shfaqet në CBS në SHBA për gjashtë pitet e ardhshme, pasi që kompania simotër e Paramount Global e ka mposhtur Amazon për të drejtat e shfaqjes së ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Paramount, e cila ka në pronësi CBS, do të paguajë 250 milionë dollarë për sezon, më shumë së dyfishi i kontratës së mëparshme, për t’i rinovuar të drejtat e shfaqjes së ndeshjeve të ligës elitare europiane deri më 2030. Vlera totale e kësaj marrëveshje është mbi 1.5 miliard dollarë.

CBS për momentin ka për analistë lojtarë të pensionuar si Thierry Henry, Jamie Carragher dhe Micah Richards që janë pjesë e studiove të tyre, e ku ata bëjnë komentime live gjatë ndeshjeve të futbollit.

Edhe pse Amazon ka një lidhje të fuqishme me UEFA-në, duke falënderuar disa marrëveshje transmetimi që ka në Mbretëri të Bashkuar, Gjermani dhe Itali, besohet se ata janë koncentruar në përpjekjet e tyre për “NFL’s Thursday Night Football” në SHBA.

Me Ligën e Kampionëve që pritet të ndryshojë format më 2024 – 34 skuadra do të garojnë në vend të 32 në një ligë të vetme para se të fillojë faza e eliminimit direkt – kjo do të thotë se transmetuesi që do t’i këtë të drejtat e shfaqjes televizive do të transmetojë 189 ndeshje në sezon në vend që t’i transmetojë 125 si sezonin e tanishëm.

Kontratat, të cilat fillojnë nga sezonin 2-23/24, përfshinë të drejtat e transmetimit edhe për Europa Ligën dhe Ligën e Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat