Klubi i Laçit po realizon një revolucion në skuadër pas eliminimit të papritur nga Liga e Konferencës.
Bardhezinjtë kanë zyrtarizuar sot afrimin e radhës së skuadër.
Bëhet fjalë për Gjorgje Ivkoviqin.
Lojtari serb ka firmosur për kurbinasit, ndërsa më herët ka zhvilluar karrierën e tij në Serbi, ku ka luajtër për ekipe si Radniçki, Sloboda, apo Novi Beogradi.
“KF Laçi ka nënshkruar për dy vite me sulmuesin Djordje Ivkovic. 26-vjeçari serb pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në vendlindje, në skuadra si Kolubara, Bezanija, Sloboda, Singjeliq Beograd, Radniçki, Teleoptik, Zlatibor Cajetina dhe IMT Novi Beograd. Ai ka luajtur edhe në Slloveni me Ankaran Hrvatini. I urojmë Ivkovic suksese me fanellën bardhezi”, njofton klubi i Laçit.