Barcelona e gatshme ta lejojë largimin pa para të Umtiti

Futboll

Barcelona e gatshme ta lejojë largimin pa para të Umtiti

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 17:28
Samuel Umtiti

Barcelona i ka dhënë leje Samuel Umtitit që të ateroi në Itali në mënyrë që ta kompletojë transferimin e tij të Lecce, thonë mediat në Itali, një marrëveshje që s’do t’i kushtojë pothuajse asnjë cent të euro skuadrës së vogël të Serie A 

Ideja për ta transferuar atë në fillim u pa si një befasi për disa ditë, pasi që mbrojtësi francez, që ka fituar Botërorin ka një pagë prej 20 milionë euro në vit. 

Megjithatë, pavarësisht se ata duhet ta zvogëlojnë koston e pagave, Barça do ta mbulojë tërë pagën e tij gjatë periudhës që ai do të jetë në Lecce si i huazuar dhe skuadra italiane nuk do të paguajë asgjë. 

E vetmja shumë që Lecce mund ta paguajë është në fund të sezonit dhe që ligjet me paraqitjet e tij dhe bonuset ekzistuese në kontratë. 

Madje ato janë duke u diskutuar me agjentin e tij, për të cilën gjë Umtiti dhe agjenti i tij do të aterojnë nesër në Itali për më shumë negociata dhe mandej do të kryhen testet mjekësore. 

Diario Sport në Spanjë  shkruan që Umtiti do të jetë në Lecce të martën për t’i detajuar detajet e fundit të marrëveshjes me këtë skuadër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat