​Arrihet marrëveshja, Chelsea godet me përforcim 85 milionësh

Futboll

​Arrihet marrëveshja, Chelsea godet me përforcim 85 milionësh

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:19
Wesley Fofana

Chelsea mësohet se ka siguruar shërbimet e Wesley Fofana pasi ka arritur marrëveshje me Leicester Cityn.

Marrëveshja finale u arrit dje pasi Leicesteri pranoi ofertën e katërt të Chelseat për qendërmbrojtësin e talentuar francez.

“Blutë” e Londrës do të paguajnë rreth 85 milionë euro plus disa shtesa të përfshira dhe klubet tani po punojnë në detajet finale të këtij operacioni.

Fofana e donte vetëm Chelsean prej kohësh, pasi ai ishte pajtuar për kushtet personale javë më parë dhe nuk do të jetë sot pjesë e skuadrës së Leicesterit për t’u ballafaquar me Chelsean nga ora 16:00.

Fofana do të nënshkruajë me Chelsean kontratë deri në qershor të vitit 2028 pasi të plotësohen të gjitha dokumentet ndërmjet klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat