Ferizaj është anëtar i elitës së futbollit të Kosovës dhe synon plasman sa më të lartë!
Ferizajasit synojnë edhe trofeun e Kupës së Kosovës, që iu siguron edhe një vend në garat evropiane.
Burimet brenda klubit, bëjnë me dije se nëse Ferizaj fiton Kupën ose zë vendin e katërt, shpërblimi do të jetë 8.500 euro për secilin futbollist.
“Nëse Ballkani tani që ka siguruar fazën e Grupeve në Conference League, thuhet se i jep 17.000 euro për kokë lojtari, ne si klub do t’i japin 8.500 nëse fitojmë Kupën e Kosovë apo zëmë vendin e katërt, që siguron kalimin në Evropë”, tha një burim brenda klubit.
Ferizaj po përgatitet për ndeshjen e nesërme (17.00) kundër Dritës së Gjilanit dhe synojnë fitore e parë pas një barazimi dhe dy humbjeve.
Ferizaj – Drita, luhet prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.