FSHF: Një lajm i shkëlqyer ky për trajnerin Edi Reja

Futboll

FSHF: Një lajm i shkëlqyer ky për trajnerin Edi Reja

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 11:45
FSHF: Një lajm i shkëlqyer ky për trajnerin Edi Reja

Për Myrto Uzunin, kjo javë e fundit e gushtit ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Djaloshi kuqezi, i cili aktivizohet me ekipin e Granada-s në Spanjë ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës, teksa ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer, nga ato për t’u mbajtur mend gjatë për të dhe skuadrën e tij.

Në sfidën kundër Villareal B, sulmuesi shqiptar ka bërë mjaft mirë, ndërsa ka arritur të gjejë tre herë rrugën e rrjetës, duke i dhënë tre pikë dhe një fitore të madhe Granadës.

Uzuni zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë të takimit, teksa shfrytëzoi më së miri një asist të Callejon, duke e dërguar topin fundin e rrjetës. Pak minuta më vonë, sulmuesi kuqezi realizoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar rezultatin në 2-0 brenda pak minutash për të tijët.

Por duket se Myrto Uzunit i kishin munguar golat dhe në minutën e 80-të të takimit ekzekutoi në mënyrë të saktë një tjetër penallti, duke vulosur shifrat në 3-0 për Granadën, me të tre golat që mbajnë emrin e shqiptarit.

Këto tre gola i shënohen në fletoren e këtij fillim sezonit Myrto Uzunit, i cili edhe në javën e parë të La Liga 2 arriti të gjejë portën kundërshtare dhe realizoi një gol. Tashmë, në dy javë të luajtura, Uzuni ka shënuar katër gola në total.

Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, SofaScore, Myrto Uzuni është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 9.3.

Një lajm i shkëlqyer ky për trajnerin Edi Reja, kur ka mbetur më pak se një muaj nga dy sfidat e fundit të Ligës së Kombeve, ku Kombëtarja do të luajë ndaj Izraelit (24 shtator) dhe Islandës (27 shtator), shkruan në faqen e Federatës së Futbollit Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat