Mesfushori i zikaltërve nis bisedimet me klubin gjerman!

Futboll

Mesfushori i zikaltërve nis bisedimet me klubin gjerman!

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 18:31
Mesfushori i zikaltërve

E ardhmja e Robin Gosens te Interi vazhdon të mbetet në dyshim dhee për shkak të paraqitjeve të fundit të gjermanit që kanë bërë që ai të humbasë vendin e titullarit ndaj italianit Di Marko.

28-vjeçari u transferua në mënyrë të bujshme gjatë janarit dhe iu besua roli i Ivan Perisiç që u largua drejt Totenhemit, rol që ku deri më tani nuk ka shkëlqyer gjë që ka bërë që gjermani të shikojë alternativat e tjera me Bajern Leverkusen që mbetet i interesuar.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web” në orët e fundit ka pasur disa kontakte mes përfaqësuesve të Gosens dhe klubit gjerman, por pa arritur në diçka konkrete.

Interi refuzon çdo lloj oferte në drejtim të lojtarit për shkak të situatës me zgjedhjet në krahun e majtë dhe kohës së pakët në dispozicion për të gjetur një zëvendësues për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat