Ten Hag pritet të bëjë ndryshime në formacion ndaj Arsenalit

Futboll

Ten Hag pritet të bëjë ndryshime në formacion ndaj Arsenalit

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 10:17
Cristiano Ronaldo

Manchester United e pret sot në “Old Trafford” liderin e Premierligës, Arsenalin.

Dy ekipet që janë në formë momentalisht do t’i masin forcat sot nga ora 17:30.

Aktualisht “Djajtë e Kuq” kanë tri fitore radhazi dhe gjenden në vendin e tetë me nëntë pikë, kurse “Topçinjtë” kanë pesë fitore nga pesë ndeshje dhe i prijnë tabelës me 15 pikë gjithsej.

Sipas “Mirror”, trajneri i Manchester United, Eric ten Hag pritet të bëjë disa ndryshime në formacion nga ndeshjet e fundit.

Sipas raporteve, Cristiano Ronaldo ka të ngjarë të startojë, e bashkë me të edhe Casemiro që pritet ta zëvendësojë Scott McTominay.

Në anën tjetër, edhe transferi i ri 95 milionësh, Antony raportohet se mund të startojë sot, pasi tashmë ai i ka zhvilluar dy stërvitje me ekipin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat