Përleshja e tifozëve para ndeshjes, Prishtina dhe Ballkani në procedurë disiplinore

Futboll

Përleshja e tifozëve para ndeshjes, Prishtina dhe Ballkani në procedurë disiplinore

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 19:52
Përleshja e tifozëve para ndeshjes, Prishtina dhe Ballkani në procedurë disiplinore

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Prishtinës dhe Ballkanit për incidentet e krijuara në stadiumin “Fadil Vokrri” para dhe gjatë derbit të javës së pestë kampionale.

Sipas njoftimit, ndaj Prishtinës është hapur procedurë disiplinore për shkak të lëshimit në organizim e sipas saj tifogrupi që mbështet klubin kryeqytetas “Plisat” kanë sulmuar tifozerinë mysafire “Xhebrailat” para se të niste takimi, duke sulmuar me thikë edhe një tifoz.

“Inicim disiplinor ndaj: FC Prishtina. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. 15 minuta para fillimit të ndeshjes tifozët vendas ”Plisat”, kalojnë rrethojat e tribunës jugore dhe përmes stazës së atletikës, pa i penguar askush, vërsulen në anën veriore, në tribuna ku ishin tifozë mysafir ”Xhebrailat”, i sulmojnë fizikisht dhe si rezultat i kësaj përleshje tre (3) simpatizues të ekipit mysafir marrin lëndime trupore, njeri nga të cilët dyshohet të jetë lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë)”.

“Tifo grupi ”Plisat”, në minuten e 8, ofendon në kor ekipin dhe tifozët mysafir, ndërkaq në minutat 13, 14 dhe 33 të njëjtit kanë ndezur mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese të fuqishme, me ç`rast kanë dëmtuar barin sintetik. Në minutën e 15, një tifoz ka kaluar rrethojën dhe nga ana lindore përmes fushës së lojës ka kaluar në tribunën përendimore të stadiumit. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe xhirimeve televizive”, thuhet në raportin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

Ndaj Ballkanit është inicuar procedurë disiplinore për shkak se tifogrupi “Xhebrailat” kanë demoluar tri ulëse të stadiumit, ndërsa në tualetin e kësaj tribune kanë dëmtuar katër mbajtëse të letrave, një mbajtëse të dyerve të hekurit dhe është dëmtuar xhami (dritarja).

“Inicim disiplinor ndaj: FC ”Ballkani”. Motivi: Tifo grupi ”Xhebrailat”, të vendosur në tribunën veriore kanë demoluar tri (3) ulëse, ndërkaq në tualetin e kësaj tribune kanë dëmtuar katër (4) mbajtëse të letrave, një mbajtëse të dyerve të hekurit dhe është dëmtuar xhami (dritarja). Sipas raporteve zyrtareve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe përfaqësuesve të ekipeve”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat