Veteranët e FC Ferizaj fituan turneun memorial “Ridvan Imeri-Riki”

Futboll

Veteranët e FC Ferizaj fituan turneun memorial “Ridvan Imeri-Riki”

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 12:12
Veteranët e FC Ferizaji

Veteranët e FC Ferizaj në futboll e kanë fituar turneun memorial “Ridvan Imeri-Riki”, pasi kanë shënuar fitore në duelin final ndaj veteranëve të Bashkimit të Kumanovës me rezultat 3-1.

Ndeshja finale u luajt 30 minuta.

Ky turne memorial i parë u organizua nga KF Bashkimi i Kumanovës dhe Këshilli organizativ në shenjë përkujtimi të njëvjetorit të legjendës Ridvan Imeri, i cili ka ndërruar jetë më 11 shtator të vitit 2021 në Vjenë të Austrisë, pas një sulmi në zemër, atje ku ka jetuar dhe vepruar.

Image

Të parët në epërsi kaluan veteranët e Bashkimit me golin e Jeton Qerimit, kurse Sh. Topalli, M. Hoxha dhe A. Lamaxhema reaizuan për veteranët nga Ferizai.

Në ndeshjet gjysmëfinale veteranët e FC Ferizaj mposhtën Dritën nga Gjilani me rezultat 4-2, kurse veteranët e Bashkimit ishin më të mirë se ata të Borecit nga Velesi duke i mposhtur me rezultat 3-1.

Në këtë turne kanë marrë pjesë emra të shquar të futbollit nga Kosova si dhe ish-futbollistë të Bashkimit,  shkruan Open-TV.

Trofeun e këtij turneu kapitenit të Veteranëve të Ferizajt ia dorëzoi Amir Imeri, nipi i Ridvan Imerit të ndjerë. Me kupa u nderuan edhe veteranët e Borecit nga Velesi, të Dritës nga Gjilani dhe të Bashkimit.

Në ndërkohë, LFK e Kumanovës me një dhuratë nderoi familjen e Ridvan Imerit-Rikit.

Në fund të këtij turneu këshilli organizativ kishte organizuar edhe një darkë për të gjithë pjesëmarrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat